Broja pushton rrjetin, shijoni disa nga magjitë e yllit kuqezi me fanellën e Southamptonit

15 shkurt 2022 | 12:13

6 gola në Premier Ligë, 8 në total me fanellën e Southamptonit, Armando Broja vijon të shkëlqejë në ishull. Ylli kuqezi është kthyer prej kohësh në një nga lojtarët më të lakuar në tregun e transferimeve, në një kohë kur pjesa më e madhe e klubeve angleze kanë shfaqur interesim për sulmuesin shqiptar.

Pavarësisht se vetëm 20 vjeç dhe në sezonin e tij të parë në Premier Ligë, Broja po dhuron paraqitje fantastike, edhe kundër ekipeve të mëdha duke nisur nga Manchester City, Tottenham dhe së fundmi Manchester United. Të shohësh Brojën teksa driblon me lehtësi, ata që konsiderohen si mbrojtësit më të mirë në qarkullim si Maguire apo Varane, kupton qartë potencialin e talentit shqiptar. Së fundmi në skenë për të siguruar shërbimet e Brojës ka dalë dhe skuadra e Arsenal.

Mediat angleze po flasin gjithnjë e më shumë për talentin kuqezi, ndërsa tifozët duken të dashuruar pas asaj që Broja bën në fushën e lojës. Në media po qarkullon një video e cila po bëhet virale ku shfaqen momentet më të mira të Brojës me fanellën e Southampton.

 

 

https://streamable.com/yd1sg1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes programit të…