Broja rikthehet javën e parë të marsit

19 shkurt 2025 | 13:14

Muajin tjetër Shqipëria do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë, e cila do të jetë me ekipin më të fortë të grupit që është Anglia, shorti ka rezervuar edhe një përballje tjetër pak ditë më vonë, ku Andorra do të udhëtojë për në Tiranë. Gjithsesi, përpos forcës së Anglisë, asgjë nuk është e pamundur.

Nga ana tjetër, Silvinjo po bën llogaritë për lojtarët që do të grumbullojë për këto dy ndeshje. Këtu nisin edhe dilemat për Armando Brojën. Sulmuesi është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe koha e rikthimit është ulur. Nëse më parë, prezenca e tij në Kombëtare mbetej në dyshim, me raportimet e fundit, thuhet se Broja pritet të rikthehet në javën e parë të muajit mars.

Kjo do të ishte diçka shumë e rëndësishme për ekipin kombëtar, sidomos nëse sulmuesi do të ishte gati për lojë, por gjithçka do të shihet ato dy javë, nëse 23-vjeçari do të marrë minuta me klubin e tij përpara ndeshjeve të Kombëtares apo jo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferdeze Muhaxhiri shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme…