Broja rikthehet nga lëndimi
04 nëntor 2021
| 12:48
Sulmuesi i talentuar i Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës angleze Southampton, Armando Broja, e ka kaluar lëndimin e pësuar dy javë me parë.
20-vjeçari i mungoi ekipit të tij në dy sfidat e fundit, duke u bërë një mungesë e rëndësishme pasi dëmtimi për Brojën erdhi në momentin më të mirë ku i dha skuadrës katër pikë në dy ndeshje m e dy gola të realizuara.
Broja shënoi në fitoren ndaj Leedsit vetëm dy javë më parë, ndërsa realizoi dhe në barazimin 2-2 kundër Burnleyt, aty ku edhe u dëmtua. Faqja e Southamptonit ka shpërndarë foto të Brojës në stërvitje me mbishkrimin: “U rikthye!”.
Southamptoni luan në fundjavë ndaj Aston Villas dhe me shumë mundësi do të jetë një tjetër mundësi për Brojën për ta shfaqur talentin e tij.