Broja shënon tjetër supergol në Premier Ligë (video)
15 dhjetor 2021| 22:56
Armando Broja është i papërmbajtshëm këtë sezon.
Super sulmuesi i Kombëtares sonë që aktivizohet te skuadra e Southampton në Premier League ka shënuar një tjetër gol të mrekullueshëm në duelin ndaj Crystal Palace.
Në minutën e 36-të, bomberi shkodran lëshoi një goditje të fortë nga distanca duke e dërguar topin në cepin e portës. Ky është goli i 6-të sezonal për Brojën me Southampton.