Broja zbulon arsyen pse e zgjodhi ofertën e Dritës

04 gusht 2021 | 12:52

Rron Broja është goditja më e madh FC Dritës gjatë kësaj verë. Ish-futbollisti i Trepçës ’89 dhe së fundmi pjesë e Partizanit të Tiranës, zyrtarisht është rikthyer në futbollin e Kosovës.

Mitrovicasi në mesin e disa ofertave joshëse, zgjodhi nënkampionët e Kosovës. Borja për “GazetaGoli”, ka treguar arsyen pse zgjidhi skuadrën gjilanase.

“Është klub i organizuar në të gjitha aspektet. Kjo është arsyeja pse zgjodha Dritën”, ka thënë Broja. Ai ka zbuluar objektivat tek Drita, skuadër kjo që ditë më parë u eliminua nga UEFA Conference League, pasi u mund nga gjiganti holandez, Feynoord.

“Objektivat e mia tek Drita janë që të jap maksimumin në këtë klub të madh. Synojmë të shkojmë sa më lartë në sezonin e ri”, ka shtuar Broja. Ndryshe, Drita konsiderohet një nga skuadrat favorite në garën për titull të kampionit në kampionatin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka dënuar…