Brooklyn befason Lakersat

19 dhjetor 2018 | 13:24

Skuadra e Brooklyn fitoi 115-110 ndaj Lakersa-ve, një fitore e merituar e Nets, që e dominuan takimin. Lakers u përpoqën të rikuperojnë në fundin e takimit, me LeBron James që realizoi 36 pikë e 134 rebound, por që s’mjaftuan për ta evituar këtë humbje të papritur. Stoli i Brooklyn bëri diferencën në këtë sfidë, me 48 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Russell, me 22 pikë e 13 asistime.

Fitore në sekondën e fundit për Clevelandin, që mundi 92-91 Indianan, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Hood me 17 pikë ishte shënuesi më i mirë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 17 pikët e Sabonis për Indiana.

Fiton edhe Atlanta, që mundi 118-110 Washington, ndeshje e dominuar nga vendasit, me Collins që ishte shënuesi më i mirë, autor i 20 pikëve e 13 rebound. Ndërsa skuadra e Denver, falë 32 pikëve e 16 rebound të Jokiq, mundi 126-118 Dallas.

Rezultatet

Indiana – Cleveland        91-92
Atlanta – Washington    118-110
Brooklyn – Lakers           115-110
Denver – Dallas               128-118

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë…