Brooklyn mposhti Clippersat, nuk falin Raptors dhe Bucks

22 shkurt 2021 | 14:20

Në “Staples Center” buzëqesh Brooklyn Nets. Rezultoi vërtet spektakolare sfida e zhvilluar në Los Angeles mes dy prej skuadrave më të kuotuara për të fituar titullin kampion në këtë sezon të NBA-s, ajo mes vendasve të Clippers dhe nju-jorkezëve të Brooklyn Nets. Edhe pa Kevin Durant skuadra e trajnerit kanadez Steve Nash arriti të fitonte me rezultatin e ngushtë 112-108 duke regjistruar fitoren e 20-të sezonale dhe të 6-ën rresht. Diferencën në këtë sfidë e bëri James Harden, me mjekroshin që koleksionoi në total 37 pikë 11 rikuperime poshtë tabelës dhe 7 pasime deçizive.

Brooklyn u ndihmua edhe nga loja e mirë e Kyrie Irving i cili spikati me 28 pikë 4 rebound dhe 8 asistime. Te Clippers dy më të mirët mbi parket ishin dy të përhershmit Paul George dhe Kawhi Leonard, por pavarësisht 36 pikëve të George dhe 29 pikëve, 13 rikuperimeve poshtë tabelës dhe 3 dhe pasimeve vendimtare të ish-lojtarit të San Antionio Spurs, kalifornianët nuk arritën të evitonin dot humbjen e 10-të sezonale. Ka rigjetur formën optimale gjatë këtyre dy javëve të fundit edhe Toronto Raptors.

Skuadra kanadeze mori fitoren e 4-t rresht pasi triumfoi në “Amalie Arena” përballë kryesuesve të Konferencës së Lindjes, Philadelphia 76-ers me rezultatin 110-103. Diferencën në këtë sfidë e bëri loja në grup e Raptors me plot 5 basketbollistë të ekipit kanadez që arritën një kuotë pikësh me dy shifra, ku spikatën më shumë VanVleet dhe kamerunasi Siakam me nga 23 pikë secili. 76-ers nuk u mjaftuan 53 pikët e realizuar nga dyshja Benn Simmons-Joel Embiid. U rikthye te suksesi pas tre humbjesh rresht Oklahoma City Thunder që thelloi krizën e Clevelandit falë fitores me rezultatin e thellë 117-101.

Më i miri mbi parket për City Thunder ishte kanadezi Gilgeous-Alexander me 31 pikë 4 rebound dhe 9 asistime. Në krahun tjetër ishin të pamjaftueshme për Cleveland 27 pikët e Sexton dhe 26 të Allen. Në praninë e një numri të kufizuar shikuesish në Winconsin, Milëaukee Bucks regjistroi fitoren e 18-të sezonale në 31 takime pasi mposhti pa shumë vështirësi Sacrmento Kings me rezultatin 128-115. Giannis Antetokounmpo ishte thjeshtë fantastik duke bërë një paraqitje mbresëlënëse me 38 pikë dhe 14 rebound dhe 4 asistime, ndërkohë që spikati edhe Chris Midletton me 32 pikë. Aktualisht Bucks pozicionohen të 3-t në Lindje por e kanë kapacitetin për të synuar vendin e parë në këtë konferencë. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka kritikuar Qendrën…