Brooklyn në shtesë e mposhti San Antonion

02 mars 2021 | 13:42

Sukses historik për Brooklyn, që iu imponuan San Antonio Spurs në kohën shtesë 113-124 në një fushë ku nuk fitonin prej 19 vitesh. Protagonist absolut i mbrëmjes me “triple-double”, James Harden, i cili realizoi 30 pikë, 14 “rebound” dhe 15 asistime pa humbur madje qoftë një top.

Ndihmëse të madhe në këtë sukses të Nets dha edhe Irving me 27 pikë, ndërsa “Spurs”-ave nuk u mjaftoi “double-double” i DeMar DeRozan, që e mbyll takimin me 22 pikë dhe 11 asistime.

Fitore surprizë 129 – 124 e New Orleans Pelicans ndaj kryesuesve të Konferencës së Perëndimit, Utah Jazz. Dominues mbi parket Zion Williamson me 26 pikë e 10 “rebound”, por peshë të madhe pati edhe kontributi i Brandon Ingram me 26 pikë dhe i Lonzo Ball  me 23 pikë. Në radhët e Jazz realizoi 31 pikë Bojan Bogdanoviq, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e tretë në gjashtë përballjet e fundit.

Vijon momenti pozitiv i Dallas Mavericks, që fituan ndaj Orlando Magic me rezultatin 124-130. E rrëmbeu skenën i zakonshmi Luka Doncic, që për pak realizoi “triple-double”: 33 pikë, 10 “rebound” dhe 9 asistime. Talenti slloven i udhëhoqi teksanët drejt suksesit të tetë në 10 ndeshjet e fundit.

U kthyen te fitorja Philadelphia 76ers, që triumfuan ndaj Indiana Pacers 130-114, duke ruajtur kryesimin në Lindje. Spikati me “double-double” Joel Embiid, autor i 24 pikëve dhe 13 “reboundeve”, ndërsa Shake Milton shtoi 26 pikë të tjera për 76ers. /SS/

Rezultatet

Orlando Magic – Dallas Mavericks                124-130
Philadelphia 76ers – Indiana Pacers             130-114
Chicago Bulls – Denver Nuggets                    112-118
New Orleans Pelicans – Utah Jazz                 129-124
San Antonio Spurs – Brooklyn Nets               113-124 (shtesë)
Houston Rockets – Cleveland Cavaliers        90-101
Portland Trail Blazers – Charlotte Hornets  123-111

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak…