
Brooklyn shumë afër marrëveshjes me Kyrie Irving
30 qershor 2019
| 15:55
Basektbollisti Kyrie Irving do të vijojë karrierën tij në New York, pasi është afër mbylljes se marrëveshjes me Brooklyn Nets.
Parashikohet se Irvingi do të nënshkruaj kontratë 4-vjeçare dhe do të përfitojë gjithsej 141 milionë dollarë.
Basketbollisti i cili ka qenë 6 herë pjesë e All Star Game e mbylli sezonin e fundit me Celtics duke regjistruar një mesatare prej 23.8 pikësh të realizuara, 6.9 pasime vendimtare dhe 7 topa të kapur në tabelë.