Brooklyni blindon vendin e parë në Lindje, fitojnë Bucks dhe Mavericks

28 prill 2021 | 12:22

Brooklyn Nets blindon vendin e parë në Konferencën e Lindjes me një tjetër fitore e katërta radhazi për skuadrën nju-jorkeze.

Formacioni i drejtuar nga Steve Nesh triumfoi në “Amalie Arena” ndaj Toronto Raptors me rezultatin 116-103 në një sfidë ku diferencën Brooklyni e bëri në periodën e fundit, 12 minutësh në të cilin Nets shënuan 16 pikë më shumë. Jeff Green me 22 pikë e 8 rebound ishte më i miri mbi parket për Brooklyn ndërsa ndihmuan në këtë fitore edhe Kevin Durant e Blake Griffin me nga 17 pikë secili. Për Toronton spikati Kyle Lowry me 24 pikë por pa mundur të evitojë humbjen.

U rikthye menjëherë te suksesi Milwaukee Bucks që triumfoi në transfertën ndaj Charlotte Hornets me rezultatin 114-104 ndeshje në të cilën spikati i përhershmi Giannis Antetokounmpo me 29 pikë 12 rebound dhe 8 asistime. Me 38 fitore dhe 23 humbje në 61 ndeshje Milwaukee aktualisht pozicionohet në vendin e 3-të në Lindje dhe me shumë gjasa do ta mbyllë sezonin e rregullt në këtë pozicion. Në krizë rezultatesh Boston Celtics që pësoi disfatën e 4-t në 5 ndeshjet e fundit pasi u mposht në “TD Garden” nga Oklahoma City Thunder me shifrat e ngushta 115-119.

Jaylen Brown shkëlqeu në këtë sfidë duke realizuar plot 39 pikë por që gjithsesi nuk i mjaftuan 16-herë kampionëve të NBA për të evituar humbjen e radhës. Falë një super Luka Doncic Dallas Mavericks mposhti lehtësisht brenda në San Francisco me rezultatin 133-103, Golden State Warriors.  Për të udhëhequr Dallasin drejt fitores së 4-t në 5 ndeshjet e fundit, basketbollisti slloven koleksionoi 39 pikë 6 rebound dhe 8 asistime, ndërkohë që te Golden State spikati Stephen Curry me 27 pikë. /Supersport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletet e reperit Kanye West janë shitur në ankand për…