Brooklyni lider në Lindje, Phoenixi njëjtë si Golden State

17 dhjetor 2021 | 11:20

Brooklyni vijon të dominojë renditjen në Konferencën e Lindjes në NBA pas fitores 114-105 ndaj Philadelphias. Kevin Durant ishte lider në fushë për Nets, autor i 34 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Embiid për miqtë.

Phoenixi vijon duelin “rrotë më rrotë” me Golden State (të dyja ekipet kanë nga 23 fitore), pas fitores 118-98 ndaj Washingtonit. Fitore kolektive e ekipit të Suns, me 8 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Ayton 15 pikë e 10 rebound). Fiton edhe skuadra e Indianas, që mundi me rezultat 122-113 Detroitin, në një ndeshje ku diferencën e LaVert, autor i 31 pikëve, më i miri në parket.

Ndërsa skuadra e New York, falë 24 pikëve të Quickley dhe 23 të Fournier, mundi me rezultat 116-103 Houstonin.

Rezultatet

Indiana – Detroit             122-113
Brooklyn – Philadelphia 114-105
Houston – New York      103-116
Phoenix – Washington    118-98

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Edhe Grupi Parlamentar i AAK-së ka bojkotuar adresimin e…