Brooklyni me gjashtë fitore radhazi synon kreun, fitojnë edhe Lakersat e Denverin

19 dhjetor 2022 | 10:57

Skuadra e Brooklyn Nets është në një moment pozitiv në NBA, derisa ka arritur fitoren e gjashtë radhazi. Ata fituan me rezultat 124-121 ndaj Detroitit jashtë fushe, në një ndeshje me shumë rivalitet.

Durant me 43 pikë e Irving me 38 pikë praktikisht mposhtën të vetëm Detroitin, duke bërë ligjin në fushë. Jashtë fushe fiton edhe skuadra kampione e Golden State, që mundi me shifrat 126-110 Toronton. Jordan Poole me 43 pikë ishte lider në fushë për Warriors, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Fitorja e shtatë radhazi për New York, që gjithashtu po kalon një moment të mirë. Nju-jorkezët fituan me rezultat 109-106 ndaj Indianas (Bronson 30 pikë më i miri). Lakersat i afrohen zonës “play-off” pas fitores 119-117 ndaj Washingtonit, ndeshje ku të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë (LeBron James me 33 pikë më i miri). Denveri, falë “triple double” të Nikola Jokiq (40 pikë, 27 rebound e 10 asistime), mundi me shifrat 119-115 Charlotte dhe synon kreun në Perëndim.

Rezultatet

Boston – Orlando                      92-95
Indiana – New York                 106-109
Detroit – Brooklyn                   121-124
Toronto – Golden State           110-126
Minnesota – Chicago               150-126
Denver – Charlotte                   119-115
Lakers – Washington               119-117

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikona e Brazilit, Pele ka uruar Messin dhe Argjentinën pas…