Brooklyni mposhti kampionët e Golden State
Fitorja e shtatë radhazi për Brooklynin, që mundi me rezultat 143-113 kampionët e Golden State, në një ndeshje të dominuar nga Nets.
Tetë basketbollistë të Brooklyn realizuan mbi 10 pikë (Durant me 23 pikë më i miri). Humbet edhe Milwaukee, që u ndal me rezultat 114-106 nga Clevelandi, ndeshje ku Antetokounmpo realizoi 45 pikë e 14 rebound, por që s’mjaftuan. Për Cavaliersat u dalluan Mitchell me 36 pikë e Garland me 23 pikë. Skuadra e Lakersave u mund me shifrat 134-120 nga Sacramento, humbja e dytë radhazi, duke zbritur në renditje.
LeBron James me 31 pikë e 11 asistim ishte më i miri për Lakersat, por që s’mjaftuan, ndërsa për Sacramenton të gjithë titullarët realizuan mbi 13 pikë. Luka Donqiq realizoi 25 pikë e 10 asistime në fitoren me rezultat 104-99 ndaj Minnesota, ndërsa Bostoni u mund me rezultat 117-112 ndaj Indiana (Haliburton 33 pikë).
Rezultatet
Cleveland – Milwaukee 114-106
Philadelphia – Detroit 113-93
Atlanta – Chicago 108-110
Boston – Indiana 112-117
Brooklyn – Golden State 143-113
New York – Toronto 106-113
Houston – Orlando 110-116
Minnesota – Dallas 99-104
Oklahoma – Portland 101-98
Sacramento – Lakers 134-120
Clippers – Charlotte 126-105