Brooklyni mposhti Milwaukeen në ndeshjen e parë
Brooklyn Nets fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të “play-off”-it në Lindje ndaj Milwaukee Bucksit me rezultatin 115-107.
Ndeshje me rivalitet në shumicën e kohës, ku të dyja skuadrat luftuan fort për fitore. Antetokounmpo realizoi 34 pikë e 11 rebounde, por i vetëm e pati të vështirë t’i mposhtë rivalët. Në kahun tjetër, Duranti realizoi 29 pikë e 10 rebounde, mbështetur edhe nga Irvingu me 25 pikë.
Gjithsesi, te skuadra e Netsit ndikoi shumë dëmtimi pas vetëm 46 sekondash i James Hardenit, që mund të mos luajë më këtë sezon. Lojtari do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike për të mësuar më shumë.
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale – “play-off”
Philadelphia – Atlanta
Brooklyn – Milwaukee 115-107 (1-0)
Konferenca e Perëndimit – “play-off”
Utah Jazz – Memphis (4-1)
Phoenix – Lakers 113-100 (4-2)
Denver – Portland 126-115 (4-2)
Clippers – Dallas 104-97 (3-3)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”
Utah Jazz – Clippers/Dallas
Phoenix – Denver