Brovina: Shtesat e fëmijëve qëllim human, por edhe i domosdoshëm
Për shtesat e fëmijëve ka diskutuar edhe deputetja Flora Brovina, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka thënë se i bashkëngjitet dhe është në përkrahje të mocionit të deputetes, Donika Kadaj-Bujupi. Flora Brovina ka thënë se kjo çështje është diskutuar mjaft shumë, dhe se sipas saj asnjëherë nuk është gjetur një mundësi institucionale për t’i mbrojtur ata. “Duke u nisur se tani propozimi vije nga partia e AAK-së, partia e cila nxjerr kryeministrin unë besoj se janë zhvilluar diskutime edhe lidhur me buxhetin dhe përkrahjen e buxhetit që të mundemi me e realizuar këtë qëllim sa human ashtu edhe të domosdoshëm, si dhe të mund të sigurojmë shtesat për fëmijë minimale siç i sheh propozuesja prej 10 euro në muaj. Është brengosëse rënia e popullatës në Kosovë, është brengosëse edhe pse nëse si parametër shquhet mortaliteti që ka qenë shumë i lartë ai tani më fillon të zvogëlohet dukshëm, por megjithatë Kosova mbetet një ndër vendet me mortalitet të foshnjave më të lartat në Evropë. Kjo me një rënie të vazhdueshme të mortalitetit, por nataliteti gjithashtu po bie. Kosova mund të lavdërohet me ligje të avancuara që mbrojnë të drejtat e njeriut, pra në këtë pikëpamje edhe të drejtat e fëmijëve”, ka deklaruar ajo.
https://www.epokaere.com/brovina-shtesat-e-femijeve-qellim-human-por-edhe-i-domosdoshem/
A.MAVRAJ