Bruksel, fillon takimi Kurti-Vuçiq (Foto)
18 gusht 2022
| 11:24
Ka nisur takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Ky takim do të ndërmjetësohet edhe nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i përkrahur nga i dërguari i posaçëm, Miroslav Lajçak.
BE-ja ka publikuar pamje nga takimi që po mbahet.