Bruksel, nënshkruhet marrëveshja e grantit 15 milionë eurosh për Shqipërinë
17 shkurt 2020
| 15:15
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nënshkruar marrëveshjen e grantit prej 15 milionë euro të Komisionit Evropian me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.
Firmosja e ujdisë është bërë në Bruksel, ku po mbahet edhe konferenca e Donatorëve për Shqipërinë.
Atje janë mbledhur mbi 100 shtete të cilët do të njihen me situatën e krijuar në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, raporton “TCh”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/500892204171025/