Bruksel, nis takimi Kurti-Vuçiq
27 shkurt 2023
| 17:24
Ka nisur takimi i përbashkët në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel në prani të ndërmjetësve evropianë.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak, nga ora 15:00 kanë zhvilluar takime të ndara me dy udhëheqësit.
Në fillim është mbajtur takimi me Kurti, pastaj me Vuçiqin.
Ndërsa pas këtij takimi të përbashkët pritet një konferencë për media nga kryediplomati i BE-së.
Për mbajtjen e takimit ka njoftuar edhe faqja zyrtare e BE-së.