Brukseli ka vlerësim unanim se janë përmbushur kushtet për liberalizim
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas kthimit nga Brukseli, ku ka qëndruar për vizitë dhe që për temë diskutimi me zyrtarët e BE-së ka pasur liberalizimin e vizave, ka bërë me dije se tashmë ka një vlerësim unanim në Bruksel se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se më në këtë proces nuk ka asgjë të paqartë.
Sipas Hoxhajt, në BE ka një vendosmëri që procesi i liberalizimit të vizave të lëvizë përpara me shpejtësi të madhe dhe të përmbyllet sa më shpejt.
Hoxhaj ka thënë se tani institucionet e Kosovës duhet të fokusohen te lobimi nëpër disa vende kyçe të BE-së.
Ai ka theksuar se në këtë proces nuk ka vend për pesimizëm.
“Besoj se nuk ka arsye për pesimizëm por, përkundrazi, ka arsye për optimizëm. Ne duhet të shohim që ta mbajmë gjallë këtë agjendë dhe në vend se të japim data në Prishtinë, të bëjmë punë konkrete lobuese në Bruksel dhe në qendrat e tjera evropiane”, ka thënë Hoxhaj.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)