Bruqi, pas largimit: E kam dhënë maksimumin për Arbërinë
10 qershor 2021
| 13:57
Mesfushori Agron Bruqi është larguar nga skuadra e Arbërisë. Kjo e fundit nuk arriti të sigurojë mbetjen në Superligë dhe kjo duket të jetë arsyeja kryesore pse Bruqi nuk vazhdoi të mbrojë ngjyrat e Arberisë.
“Nga sot nuk do te jem më pjesë e klubit Arbëria. Falënderoj presidentin Jahir Krasniqi, kryesisë, bashkëlojtarëve si dhe tifozëve ‘Stuhia e Kuqe’. Besoj se e kam dhënë maksimumin tim dhe nuk kam kursyer asgjë nga vetja. Klubit në të ardhmen i dëshirojë shumë suksese në realizimin e objektivave”, ka thënë Bruqi.
/Epoka e re/