Bruto Produkti Vendor shënoi rritje
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e tretë 2018 (TM3), sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.
Sipas ASK-së, BPV-ja në TM3 të vitit 2018 shënon rritje reale për 3.4% në krahasim me TM3 të vitit 2017.
“Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit (19.8%); ndërtimtaria (15.4%); afarizmi me pasuri të patundshme (2.6%); hotelet dhe restorantet (2.0%); bujqësia, gjuetia, pylltaria (1.9%); transporti dhe magazinimi (1.7%); tregtia me shumicë dhe pakicë (1.4%); administrimi publik (1.1%). Ndërsa rënie reale kishte në të dhënat e: furnizimit me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave (6.6%); industria nxjerrëse (3.6%); industria përpunuese (1.5%). BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: formimin e bruto kapitalit (24.6%); importin e mallrave dhe shërbimeve (8.4%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (8.4)%”, është thënë në njoftimin e ASK-së, duke u shtuar serënie reale kishte në të dhënat e: eksportit të mallrave dhe shërbimeve (8.0%); shpenzimeve të konsumit final të Qeverisë (4.6%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.