Bryanti rrëfen sekretet e veta në një libër
Pasi shkëlqeu në karrierën e tij si basketbollist dhe pasi fitoi çmimin Oscar si producent i filmit vizatimor me metrazh të shkurtër, tani Kobe Bryant do t’i provojë aftësitë e veta edhe si shkrimtar.
Ish-basketbollisti i Lakersit, pesë herë kampion në NBA, ka bërë me dije se këtë vit do ta publikojë librin e vet me titullin “The Mamba Mentality: How I Play” (Mentaliteti i Mambas, ja se si kam luajtur). Libri që ka autor Kobe Bryant do të dalë në shitje më 23 tetor, libër ku ish-basketbollisti reflekton për 20 vjet karrierë si profesionist me Lakersin. Në libër do të përfshihen edhe mjaft fotografi të shkrepura nga Andrew D. Bernstein, fotografi zyrtar i Lakersit. Ndërsa hyrja e librit do ta mbajë firmën e një tjetër ikone të NBA-së, trajnerit Phil Jackson dhe të ish-shokut të skuadrës Pau Gasolit.