BSH: Kosova renditet e 4-ta në listën e investitorëve të huaj
06 janar 2024
| 15:10
Kosova renditet në vendin e 4-t në listën e investitorëve të huaj, me një fluks investimesh të reja prej 50 milionë eurosh për 9-mujorin e vitit 2023.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, bëjnë të ditur se, investimet kosovare janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit.
Stoku i investimeve nga Kosova ka arritur në 277 milionë euro, në rritje vjetore me 46%, shkruan ATSH.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në 9-mujorin e parë të vitit 2023 arritën një shifër rekord prej 1.09 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.