BSPK-ja anulon grevën dhe protestën, i jep afat qeverisë për implementimin e Ligjit të pagave deri në mars

02 dhjetor 2021 | 12:05

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha federatave anëtare.

Të gjitha sindikatat kanë shprehur pakënaqësitë e tyre dhe njëherit kanë kërkuar që Ligji i Pagave të implementohet sa më shpejt.

Me këtë rast, ata kanë bërë me dije se kanë anuluar grevën dhe protestat dhe i kanë dhënë afat qeverisë që deri në fund të muajit mars Ligji të shkojë për miratim në Kuvend.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, ka thënë se duhet unitet që të jetësohen kërkesat për Ligjin e Pagave.

“Secila sindikatë ka brenda vetes çështje që mund t’i ngritë. Pres që të marrim një vendim unik për atë se çfarë përgjigje mund t’i japim situatës. SBAShK-u e theu akullin dhe Qeveria u detyruar të bëjë dialog me ne, pikërisht njeriu që e ka ligjin në tavolinë ministri Sveçla”.

“4 dhjetori po vjen dhe të mos diskutojmë për gjëra të kaluara. A do të hymë në protesta e greva apo do të mjaftohemi me këtë se Qeveria po punon?”, ka thënë ai.

Ndërsa kryesindikalisti nga Policia e Kosovës, Imer Zeqiri, ka shprehur pakënaqësi në lidhje me mungesën e sigurimeve shëndetësore, raporton “EO”.

“Nuk ka polici në botë pa sigurim shëndetësor. Prej pasluftës punojmë pa sigurim shëndetësor. Sipas Ligjit të pensionimit policët pensionohen në moshën 55-vjeçare dhe kjo ka qenë e rëndësishme për Policinë e Kosovës sepse një zyrtar policor që pensionohet merr pension prej 90 eurove që është shumë shqetësuese për neve. Për Ligjin e Pagave e kisha shtuar te koeficientet. Një ligj që e refuzoi Kushtetuesja që po e them haptas se s’ka qenë i analizuar mirë dhe në mënyrë të njëanshme e kanë bllokuar atë ligj dhe jam kundër për këtë. Në këtë draft duhet të jemi të gatshëm se çka po përfshihet, sidomos te koeficienti. Ndoshta aty është baza e krejt asaj që duhet bërë ndryshimi”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Ymer Hmeri nga SBAShK-u, ka thënë se afati i fundit për diskutim me sindikata të jetë fundi i shkurtit, ndërsa në muaji mars Ligji duhet që të shkojë në Kuvend.

Kurse Zenun Sadikaj nga Sindikata të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka thënë se si sindikatë kanë për qëllim që të përfshihen të gjithë në mënyrë që ligji mos të kthehet sërish nga Gjykata Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Tritan Shehu ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama…