BSPK-ja jep detaje për protestën e 1 Majit
30 prill 2018
| 11:09
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) nesër do të organizojë protestë për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët.
Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, ka bërë me dije se zbatimi i ligjit, siguria në punë, njohja e përvojës së punës për vitet ‘90-‘99 dhe sigurimi shëndetësor, janë kërkesat që do të parashtrohen në këtë protestë.
Kjo protestë, sipas udhëheqësve të BSPK-së, do të bëhet për t’iu tërhequr vërejtjen qeveritarëve se nuk janë duke bërë sa duhet për të drejtat e punëtorëve.