BSPK-ja kërkon nga çerdhet të përfshihen në grevën e përgjithshme
24 gusht 2022
| 12:33
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të kopshteve që të përfshihen në grevën e përgjithshme, e cila pritet të mbahet të enjten.
BSPK-ja më 17 gusht ka vendosur për grevën e përgjithshme, teksa kanë thënë se do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë Kurti.
Grevës i janë bashkuar të gjitha sindikatat, përfshirë edhe SBASHK-u.
Madje, më herët kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, kishte thënë se fajtor kryesor i mbylljes së kopshteve e shkollave është qeveria Kurti.