BSPK-ja kërkon nga Qeveria rritjen e pagave edhe për punëtorët tjerë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmerren masa të menjëhershme që të rriten edhe pagat e pjesës tjetër të punëtoreve të mbetur jashtë ngritjeve të pagave.
Kjo pasi, sipas Avni Ajdinit, kryetar i BSPK-së, diferencat e krijuara mes pagave ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe të punëtorët, të cilët po ndihen të diskriminuar nga diferencat e rritjes së pagave për pozita të caktuara. “Andaj, në mënyrë që të zbutet sadopak diferenca mes pagave të punëtorëve brenda vendit, kërkojmë që të bëhet rritja e pagave edhe për pjesë tjetër të punëtorëve, të cilët në fillim vit kanë pasur një rritje tejet solidare të pagave krahasuar me rritjet e pagave të disa pozitave tjera”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.