BSPK-ja kërkon të përfillen rekomandimet e saj për projektligjin për paga

09 shkurt 2022 | 14:58

Në mjediset e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike, e cila është sponzorizuesi i Projektligjit për Pagat,  grupi punues për hartimin e Projektligjit për Pagat zhvilloi punimet rreth përgatitjes së tekstit të Projektligjit për Pagat.

Me këtë rast Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të  Kosovës ka paraqitur vërejtjet paraprake juridike dhe gjuhësore në tekstin fillestar të Projektligjit për Paga, të cilat u morën parasysh nga Sponzorizuesi i Projektligjit për Pagat.

“Vërejtjet e BSPK-së kryesisht kishin të bëjnë me qartësimin e tekstit të projektligjit dhe qëndrueshmërinë juridike e kuptueshmërinë gjuhësore të versionit në gjuhën shqipe dhe të versioneve të tjera (anglisht e serbisht)”, është thënë në komunikatën për medie të BSPK-së. duke u shtuar se përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike u zotuan që brenda javës së ardhshme të paraqesin para Grupit Punues versionin fillestar të shtojcave të cilat janë tejet të rëndësishme për qartësimin juridik të Projektligjit për Pagat. “Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në Grupin Punues merr pjesë me  përfaqësuesit e vet  dhe është zotuar që të përkujdeset që Projektligji për Pagat të përgatitet asisoj që kjo fushë e rëndësishme – fusha e pagave – të rregullohet asisoj që të ketë qëndrueshmëri juridike dhe kuptueshmëri gjuhësore.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret dhe zotohet që të përmbyllet shpejt dhe drejt teksti përfundimtar i Projektligjit për Pagat i cili më tej do t’i paraqitet për miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e re e Malit të Zi duhet t'i ketë…