BSPK-ja: Kryeministër realizo kërkesat tona, parandalo grevën e përgjithshme

08 prill 2022 | 12:31

Jo vetëm njëra, por të gjitha sindikatat e pavarura në Kosovë, kanë filluar protestën me kërkesë për rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Nisja e protestës  se organizuar nga BSPK-ja është bërë nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të qeverisë, ndërsa në pankartën kryesore  të protestuesve shkruante: “Kryeministër realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme”.

Kërkesat e sindikatave janë: Përcaktimi i pagës minimale, miratimi i Ligjit për pagat, nisja e zbatimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse, amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale të financuar nga shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 viteve përvojë punë para vitit 1999.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…