BSPK-ja mbështet “Marshin për drejtësi” më 2 prill
28 mars 2023
| 15:17
Dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë takuar të martën kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.
Gjatë këtij takimi, Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin e BSPK-së për marshin e drejtësisë i cili do të mbahet më 2 prill në Prishtinë.
Hoxha dhe Tasholli kanë kërkuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen edhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në këtë marsh solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
Në anën tjetër, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u ka ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë marsh. “Marshi për drejtësi” do të mbahet më 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.