BSPK-ja ngushëllon familjet e viktimave që humbën më të dashurit e tyre
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK), ka ngushëlluar familjet e viktimave në tragjedinë e ndodhur në Bullgari.
“BSPK-ja ngushëllon familjet e të gjithë atyre që humbën jetën në këtë aksident rrugor – tragjedi. Në këto momente të rënda për të gjithë ne, bashkë ndjemë me të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre”, është thënë ndër tjera në komunikatën e BSPK-së.
“Tragjedia në Bullgari, lajm i rëndë e i trishtë, humbja e jetëve të njerëzve e bashkëkombëseve tanë.
BSPK ngushëllon familjet e të gjithë atyre që humbën jetën në këtë aksident rrugor – tragjedi. Në këto momente të rënda për të gjithë ne, bashkë ndjemë me të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre.
Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i dëshirojmë lehtësi në punë që sa më parë të zbardhë shkaqet e kësaj tragjedie të rëndë e të trishtë ku u humbën jetët e njerëzve, dhe të informojë opinionin shpejt e saktë”, është thënë në komunikatën e lëshuar për medie nga Prof.dr. Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së