BSPK-ja përkrah sindikatën e Telekomit për rrogat
31 maj 2018
| 11:17
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) nëpërmjet një komunikate për medie ka përkrahur veprimet e Sindikatës së Telekomit të Kosovës lidhur me paralajmërimin për ulje pagash për punëtorët e kësaj kompanie.
Pas paralajmërimit të krerëve të institucioneve për ulje pagash për punëtorët e Telekomit , BSPK-ja ka thënë se përkrah reagimin e bërë nga Sindikata e Telekomit, e cila kishte kundërshtuar vendimin në lidhje me pagat.
Gjithashtu, BSPK-ja ka shprehur përkrahjen për cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo sindikatë konform Ligjit të organizmin sindikal në vend, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të punëtorëve.
/Epoka e re/