BSPK-ja reagon ndaj vdekjes së punëtorit nga Peja

07 dhjetor 2018 | 11:40

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar ndaj vdekjes së punëtorit nga Peja, i cili pas humbjes së dorës në një aksident pune ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nëpërmjet një komunikate për medie BSPK-ja ka shprehur shqetësimin e thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e vendit, sidomos ata të sektorit privat.

“Numri i të lënduarve dhe të vdekurve në vendin e punës po merr përmasa shqetësuese andaj BSPK-ja shprehë shqetësim të thellë lidhur me këtë situatë dhe njëherësh shprehë ngushëllime familjes së punëtorit të aksidentuar këtë javë në punë që si rezultat i këtij aksidenti humbi dorën dhe me pastaj rezultojë edhe humbja e jetës”, është thënë në komunikatë.

BSPK-ja ka shprehur keqardhje për këtë ndodhi dhe kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtorët në vendin e punës dhe njëherësh ka bërë thirrje të organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që punëtorët sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri më të madhe në punë.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur para ndeshjes me…