BSPK-ja reagon për vdekjen e punëtorit në vendin e punës
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) përmes kësaj komunikate shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e sotme, me që rast në Fushë Kosovë humbi jetën një punëtor në vendin e tij të punës.
Derisa aksidentet në vendet e punës veç po rriten, BSPK-ja shpreh shqetësim të thellë për jo gatishmërinë e Qeverisë për të reflektuar sa i përket mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë. “Edhe përkundër faktit që BSPK-së nga takimet e fundit më Kryeministrin i është premtuar se do të jetë në dialog të vazhdueshëm dhe se kërkesat e sindikalisteve do të trajtohen me kujdesin maksimal, aktualiteti po tregon se nuk po ndërmerren hapat konkret nga punëdhënësit për të krijuar ambient dhe kushte më të sigurta pune për punëtorët, por edhe nga organet kompetente të vendit që të bëjnë një mbikëqyrje me rigoroze lidhur me sigurinë e punëtorëve në punë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.