‘Buba’ prezantohet te Shkëndija e Tetovës
06 janar 2022
| 14:29
Tashmë është zyrtare, Ferhan Hasani rikthehet aty ku ka shkëlqyer më së shumti në karrierën e tij futbollistike, te Shkëndija e Tetovës.
Mesfushori, i cili ishte pa skuadër pas largimit nga Partizani ku nuk mundi dot që të shfaqte të gjithë aftësitë e tij, u prezantua në mënyrë të bujshme te skuadra kuqezi me anë të një videoje të publikuar nga Shkëndija në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”.
POSTIMI I KLUBIT TË SHKËNDIJES –
“Buba is back ?⚫️ Buba is back ? #BubaBack”