Bucks triumfojnë në udhëtim te Dallas

02 mars 2025 | 12:20

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe befasitë.

Ndeshja më interesante është zhvilluar mes Dallas Mavericks dhe Milwaukke Bucks, ku triumfuan mysafirët me 15 pikë diferencë 117:132.

Giannis Antetokounmpo me 29 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime ishte më efikasi për skuadrën fituese, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Damien Lillard me 28 sosh.

Kyrie Irving ishte më i miri te vendasit me 31 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshje shumë interesante u zhvillua edhe ajo mes Philadephia 76ers dhe Golden State Warriors ku vendasit triumfuan me shtatë pikë diferencë 126:119.

Rezultatet:

Charlotte – Washington        100:113
Detroit – Brooklyn                  115:94
Houston – Sacramento          103:113
Memphis – San Antonio        128:130
Philadelphia – Golden State 126:119
Dallas – Milwaukee                 117:132

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka…