Bucks triumfon ndaj Philadelphias, Lillard magjik në debutim
27 tetor 2023
| 13:09
Milwauekee Bucks ka regjistruar fitoren e parë në NBA në sezonin e ri, duke mposhtur Philadelphia 76ers me shifrat 118-117.
Damian Lillard ishte i pandalshëm në debutim me Bucks, duke shënuar 31 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.
Te Philadelphia është dalluar Tyrese Maxey me 31 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.
Bucks e ka nisur mirë çerekun e parë duke triumfuar me shifrat 30-23, ndërsa çerekun e dytë 33-21.
Në periudhën e tretë, Philadelphia është kthyer në lojë duke fituar me rezultat 31-25. Edhe në çerekun e katërt Philadelphia ka triumfuar me dy pikë më shumë, por që nuk ka mjaftuar për fitore.
Rezultati final në fund ishte 118-117.