Bucs të pandalshëm me Antetokoumpon, fitojnë edhe Warriors
Cleveland Cavaliers rikthehen te fitorja në NBA duke mundur me rezultat 128-100 New Orleans dhe mbrojtur kreun e renditjes në Lindje.
Shtatë lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Ty Jerome me 29 pikë, që i bëri të pavlefshme 34 pikët e Reeves për miqtë. Pa probleme fiton edhe skuadra e Milwaukeet, që mundi me rezultat 122-106 Chicagon, ndeshje ku Antetokounmpo realizoi 41 pikë.
Houstonin, falë 31 pikëve e 12 rebound të Sengun, mundi me rezultat 130-113 Indianan, duke ngjitur shkallët në renditje. Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit ngjitet ekipi i Golden State, që mundi me rezultat 120-97 Atlantan. Wiggins me 27 pikë e Curry me 23 pikë bënë diferencën mbi parket për skuadrën e Warriors.
Triumfon edhe skuadra e Clippersave, që mundi me rezultat 104-93 Orlandon, ndeshje ku shkëlqeu Harden, autor i 24 pikëve. Nuk zhgënjen skuadra e New York, që falë 34 pikëve të Towns mundi me rezultat 133-122 Phoenix.
Rezultat
Cleveland – New Orleans 128-100
Milwaukee – Chicago 122-106
Houston – Indiana 130-113
Memphis – Philadelphia 117-111
Oklahoma – Portland 109-99
Golden State – Atlanta 120-97