Buffon, afër rikthimit te Parma
14 qershor 2021
| 10:48
Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të mbyllë me futbollin e luajtur, ndonëse është 43 vjeçar.
Pasi njoftoi largimin nga Juventusi në përfundim të sezonit, portieri po përgatitet për aventurën e re. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, portieri italian është shumë pranë kalimit te skuadra e Parmës, e cila militon në Serinë B.
Buffoni thuhet se ka refuzuar pesë oferta nga skuadra të tjera, pasi dëshira e tij është të luajë për fanellën e Parmës.
Në rast se marrëveshja zyrtarizohet, atëherë do të ishte një rikthim për Buffonin te Parma, klubi në të cilin u promovua dhe në 2001-n u largua për ta kaluar te Juventusi.