Buffon: E meritoja grumbullimin në Botëror
Gianluigi Buffon ka mbërritur në moshën 44-vjeçare, mirëpo portieri që tashmë aktivizohet në Serie B me Parmën nuk e ka ndërmend të ndalet.
Madje, ish-gardiani i Juventusit së fundmi thekson se nëse Italia kualifikohej në Botëror, ai do të ishte gati për t’iu përgjigjur trajnerit Roberto Manqini, ndërsa shtoi se e meritonte të ishte pjesë e kombëtares.
“Nuk e di nëse Manqini do të më grumbullonte për në Botëror, ndoshta jo. Por, besoj se nëse do të ishte çështje meritash, atëherë unë e meritoja grumbullimin. Megjithatë, e di që bëhen edhe shumë vlerësime dhe ka prioritete të tjera duke i dhënë shansin të rinjve. Unë e vlerësoj këtë dhe kjo është rruga e duhur duke njohur edhe zgjedhjet të cilat janë bërë në vitet e fundit. Botërori i dytë pa Italinë? Ndryshimet filluan që në vitin 2010, na ka munguar kualiteti, por edhe pak ajo “loja e pisët”. Një tjetër e keqe është se japim maksimumin vetëm kur jemi të motivuar, përndryshe çdo ekip mund të na mposhtë”, u shpreh Buffon.