Buffon: Finalja e vitit 2006 është ndeshja më e rëndësishme e jetës sime
Legjenda e portës së Italisë, Gigi Buffon e ka cilësuar finalen e vitit 2006 si më të rëndësishmen në karrierën e tij futbollistike.
“Kupa e Botës në Gjermani ishte një nga momentet më prekëse në historinë time me ekipin kombëtar. Ajo më bëri të kuptoj sa shumë italianët, sidomos ata jashtë vendit, shihnin tek ne një pikë referimi që u lejonte të krenoheshin me identitetin. Finalja e vitit 2006? Ndeshja më e rëndësishme e jetës sime”, ka thënë Buffon.
“Përfaqësimi i Italisë, veshja e fanellës axurre, ndjenja e unitetit pas arritjes në Dortmund, sikur donte të thoshte: T’ia dhurojmë këtë trofe vetes, ta fitojmë së bashku. Ishte fitore e fuqisë së unitetit, që Italia di ta arrijë kur është koha për të luftuar”, ka deklaruar Buffon, shefi i delegacionit të ekipit kombëtar italian, në hapjen e ekspozitës “Hijet e Kaltra”, në praninë e studentëve të dy shkollave të mesme të Romës.