Buffon: Juventusi e humbi unitetin e ekipit me Ronaldon

24 dhjetor 2021 | 10:14

“Ne e humbëm atë ADN-në e të qenit një ekip, një ekpi i bashkuar”, tha Buffon.

“Juve kishte shansin për të fituar Ligën e Kampionëve vitin e parë që ai mbërriti, që ishte viti kur isha në Paris Saint-Germain, dhe nuk mund ta kuptoja se çfarë ndodhi”.

“Kur u ktheva, punova me Ronaldon për dy vjet dhe dolëm mirë së bashku, por mendoj se Juve e humbi ADN-në e të qenit një ekip”, u shpreh tutje portieri.

Nuk është hera e parë që lojtarët e Juventusit thonë se prania e Ronaldos e përqendroi të gjithë vëmendjen e tyre për t’i dhënë atij shërbimin, raporton Football Italia.

Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini gjithashtu kanë thënë se ata po mbështeteshin në talentet individuale në vend që të vepronin si ekip.

Buffon aktualisht është kthyer në Serie B me klubin e tij të parë, Parman, dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kosovës sot do të mblidhen për të diskutuar…