
Buffoni mund të rikthehet te Parma
08 qershor 2019
| 14:39
PSG-ja nuk i ka vazhduar kontratën portierit legjendar Gianluigi Buffon.
Por sot mediet italiane shkruajnë se Buffon mund të rikthehet tek Parma.
Gjithashtu bëhet e ditur se kontakte midis njerëzve të afërt me Buffonin dhe me presidentin e Parmës, Gialloblu, kanë nisur.
Ende nuk flitet për kontratë apo firmë, por vetëm një afrim mes Buffonit dhe dashurisë së tij të vjetër.