Buffon: Që kur Napoli njoftoi emërimin e Contes, u bë favorit për titullin

28 prill 2025 | 16:50

Gianluigi Buffon, ish-portieri legjendar dhe sot shef i delegacionit të Kombëtares italiane, ishte një nga të ftuarit e veçantë në eventin “Inside the Sport” të organizuar në Coverciano nga USSI. Mes shumë temave të trajtuara, një ndër më të nxehtat ishte pa dyshim lufta për titullin në Serie A.

I pyetur nëse fitorja e Napolit ndaj Interit, që solli edhe kalimin e tyre në krye të renditjes, ka vendosur praktikisht fatin e kampionatit, Buffon u shpreh qartë: “Jo, edhe pse ishte një hap shumë i rëndësishëm. Titulli fitohet përgjatë gjithë vitit. Gjatë rrugës ka momente ku e kupton se ke humbur mundësi të vlefshme. Këtë nuk ka nevojë ta them unë, këtë e dinë mirë si tek Interi, ashtu edhe te Napoli. Në fund, njëra do të festojë dhe tjetra do të ketë një peng”.

Nëse kishte pritur një garë kaq të hapur për titullin? Buffon nuk ngurroi: “Po, e prisja. Që nga momenti kur Napoli njoftoi Antonio Conten si trajner, ata ishin skuadra që së bashku me Interin do të luftonin për ‘Scudetton’. Tani që Interi po kalon vështirësi të dukshme, Napoli ka ditur t’i shfrytëzojë në maksimum shanset. Momentum-i është në favor të tyre, por duhet të qëndrojnë vigjilentë deri në fund”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka alarmuar se margjinalizimi i…