
Buffon zëvendëson Casillas te Porto
12 qershor 2019
| 12:23
Portieri italian Gianluigi Buffon mund të bashkohet me Porton këtë verë, pasi dështoi që të vazhdonte kontratën me Paris Saint-Germain.
41 vjeçari kaloi në ‘Parc des Prines’ një vit më parë nga Juventus, por që nuk pati qëndrueshmëri gjatë sezonit 2018/2019.
Buffon në Porto do ta zëvendësonte Iker Casillas i cili u pensionua nga futbolli pas një sulmi në zemër që pësoi këtë vit.