Buffoni dëshiron të pensionohet në këtë klub

20 mars 2021 | 23:01

Portieri legjendar i Juventusit, Gianlugi Buffon, e ka një dëshirë të fundit përpara se ta mbyllë karrierën e tij.

Sipas raportimit të “Todo Fichajes”, veterani kërkon ta mbyllë aventurën e tij me futbollin tek Parma, aty ku filloi gjithçka në vitin 1995.

Për italianin është hera e dytë që po luan me bardhezinjtë, pas një sezoni të kaluar në Paris me PSG. Edhe pse 43-vjeçar ai numëron 10 ndeshje këtë sezon në të gjithë kompeticionet, ku e ka mbajtur plot gjashtë herë portën e paprekur.

Kontrata e Giggit me “Zonjën e Vjetër” përfundon në fundin e këtij sezoni, ku do të vendoset dhe e ardhmja e tij. Nuk dihet nëse Buffon do të qëndrojë edhe një vit në Torino apo do të rikthehet te Parma për të mbyllur karrierën e tij të lavdisshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim 65:79 (14:23,…