Buffoni konfirmon largimin nga Juve

11 maj 2021 | 14:11

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon ka njoftuar se do largohet në fund të sezonit.

“Zonja e Vjetër” është në garë për top katër, derisa ende kanë mbetur edhe tri xhiro. Sidoqoftë, Buffon ka njoftuar se në fund të sezonit do largohet nga Juventus.

“Kam vendosur të largohem nga Juventus në fund të sezonit. Nuk do ta vazhdojë kontratën”, ka thënë ai për Bein Sports.

Ndërkohë, Buffon ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me Juventusin pos Ligës së Kampionëve, derisa ka edhe Kupën e Botës me Kombëtaren e Italisë. Nuk dihet nëse Buffon do t’i bashkohet ndonjë skuadre, apo të pensionohet nga futbolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportimet nga Kazani, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit në Rusi,…