Buffoni largohet nga Juve, jo edhe nga futboll

27 prill 2021 | 14:16

Gianluigi Buffon, ndonëse në moshë 43-vjeçare, ende nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur.

Në Itali e bëjnë të kryer se portieri do të largohet nga Juventusi pas përfundimit të sezonit, teksa pritet ta shikojmë me një skuadër tjetër. “Tuttosport” shkruan se janë pesë klubet që duan të marrin Buffonin, i cili ende mund të japë në futboll.

Eintracht Frankfurt, Sportingu i Lisbonës, Galatasaray, Dinamo Kiev dhe Olimpiacos janë pesë skuadrat që kanë shfaqur interes për të marrë Buffonin. Buffon në shumicën e ndeshjeve ka qëndruar në stol me Juventusin këtë sezon, për shkak se portier i parë është Wojciech Szczesny.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja dhe bllogerja Festa Qoqaj nuk i ka ndalur provokimet…