
Buffoni largohet nga PSG-ja
05 qershor 2019
| 18:00
Portieri italian, Gianluigi Buffon nuk do të jetë më pjesë e PSG-së, pas vetëm një sezoni në fanellën e klubit francez.
Këtë e ka konfirmuar PSG-ja përmes faqes zyrtare.
“Një zotëri brenda dhe jashtë fushës dhe një bashkëlojtar i jashtëzakonshëm. Të dëshirojmë më të mirat për të ardhmen. Mirupafshim e faleminderit për gjithçka Buffon”, ka shkruar PSG-ja në “Twitter”.
Buffoni kishte opsion që të vazhdonte kontratën edhe për një vit, mirëpo ajo nuk u shfrytëzua.