Buffoni, mes Portos dhe Atalantës
23 qershor 2019
| 13:29
Porto dhe Atalanta janë opsionet më të mundshme për të ardhmen e Gianluigi Buffonit, pasi të dyja skuadrat janë pjesë e Ligës së Kampionëve në sezonin e ri.
Portieri 41-vjeçar është lojtar i lirë pas largimit nga PSG-ja, ku qëndroi vetëm një sezon. Kërkesat e Buffonit për të luajtur rregullisht kanë bërë që skuadra franceze të mos i ofrojë një kontratë të re. Sipas Gianluca Di Marzio, skuadër favorite për ta transferuar Buffonin është Porto, që do ta zëvendësonte mikun e tij, Iker Casillas.
Nëse Buffoni vendos të qëndrojë në Itali, atëherë opsion mbetet Atalanta që, po ashtu, do të garojë në Ligën e Kampionëve.